Media e njohur britanike Dailymail ka zbardhur detaje lidhur me rastin ‘McGonigal’, ish-zyrtari i FBI i cili dje ka pranuar fajësinë në një gjykatë në Nju Jork për çështjen e ngritur ndaj tij se ka punuar për një oligark rus, të sanksionuar nga SHBA.
Sipas Dailymail, ish agjenti akuzohet veçmas se mund të ketë patur lidhje me Hunter Biden, djalin e presidentit, i cili tani është subjekt i një hetimi të posaçëm.
Lidhjet mes tyre janë zbuluar përmes Dorian Duçkës, këshilltarit në hije të kryeministrit Edi Rama.
“McGonigal, akuzohet veçmas në gjykatën federale në Uashington, DC për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve para të gatshme që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare ndërsa punonte për FBI-në.
Ky rast përfshin disa lidhje që mund të kenë lidhje me Hunter Biden, djalin e presidentit, i cili tani është subjekt i një hetimi të posaçëm.
Zyrtari është identifikuar në raportet e shtypit si Agron Neza, i cili e prezantoi McGonigal me shqiptarin Dorian Ducka, i cili punonte për konglomeratin kinez të energjisë CEFC të zhdukur.
Një email nga laptopi famëkeq i Hunter-it i referohet dikujt me të njëjtin emër.
“Dorian ishte një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë,” shkroi bashkëpunëtori i Hunter James Gilliar në një email të vitit 2017 për një marrëveshje.
“Nuk ka si të mos e bëjmë,” u përgjigj Hunter, duke shtuar: “dhe nëse shumica thotë jo, unë do ta heq atë nga paga ime“”, shkruan Dailymail.