Mbrëmë vonë u bë me dije në media se 16 vjeçari që ua kasidentua me jetski në plazhin e Llamanit kishte ndërruar jetët. Por ditën e sotme, JOQ thekson se djaloshi eshte gjalle. Sipas portalit, të afërmit shprehen se pasi i riu është dërguar në spital, mjeku i ka informuar se ka humbur jetën, por 30 minuta më pas, po i njëjti mjek ka vënë në dijeni prindërit se djali ka lëvizur. Sipas të afërmve adoleshenti është gjallë me lëndime në kokë. Të riut nuk i funksionon truri pasi ka marrë goditje të rënda në kokë dhe i është thyer nofulla.