Avioni privat përplaset me makinën dhe rrëzohet në autostradë, të paktën 10 të vdekur

0
141

Një avion privat u përplas me një makinë dhe një motoçikletë në një autostradë në Malajzi, teksa tentoi të ulej. Te pakten 10 persona kane humbur jetën

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar policinë malajziane.

Autoriteti i aviacionit civil të Malajzisë tha se gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Beechcraft.

Avioni po udhëtonte nga Langkawi në Selangor, në perëndim të kryeqytetit Kuala Lumpu

Shefi i policisë, Selangor, tha se avioni kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit të trafikut ajror.

“Nuk kishte asnjë thirrje urgjente, aeroplanit iu dha leja për ulje”, tha Hussein Omar Khan.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë kutinë e zezë të avionit që përmban të dhënat e fluturimit.

“Për momentin nuk mund të themi se cili ishte shkaku i përplasjes pasi hetimet janë duke u zhvilluar”, tha ministri i Transportit Anthony Loke.

 

“Zyrtarët e mjekësisë ligjore janë duke identifikuar eshtrat e të gjitha viktimave”, shtoi ai.

Një dëshmitar i tha Reuters se ai kishte qenë duke punuar në vendngjarje si inxhinier kur dëgjoi një shpërthim. Ai shkoi aty ku ndodhi përplasja dhe pa të plagosur.

Mohamad Syahmie Mohamad Hashim, një ish-anëtar i Forcave Ajrore të Malajzisë, i tha AFP se ai pa avionin duke fluturuar në mënyrë të çrregullt.

“Jo shumë kohë pas kësaj dëgjova një bum të fortë,” tha ai. “Unë nxitova drejt vendndodhjes dhe pashë mbetjet e një avioni. Nuk mund të bëja asgjë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here