Arrestohet në Tiranë një shtetas polak i kërkuar për një sërë veprash penale dhe i konsideruar si person i rrezikshëm për komunitetin.
Policia shqiptare arrestoi Dominik Orloëski, 28 vjeç në një lokal të Tiranës për t’u ekstraduar në Poloni, pasi akuzohet për tentativë për vrasje të dyfishtë, trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.
“Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një subjekt shërbimi (bar), në Tiranë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dominik Orloëski, 28 vjeç, i lindur në Poloni.
-Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.
-Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orloëski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim”, njofton policia.