Tjetër automjet merr flakë në ecje, fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale

0
138

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje mesditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë rreth orës 15:30. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here