Yuri Kim takon ambasadorin e ri të SHBA-ve në Tiranë: Partneritet i fortë SHBA-Shqipëri

0
159

Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Yuri Kim është takuar në SHBA me David Wisner, i cili do të shërbejë si i ngarkuari i ardhshëm me punë i ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

“I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, bën me dije Ambasada e SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here