Përmes një shkrimi në gazetën “Tema”, Mero Baze akuzonte Sali Berishën se një herë mjekimin e tij jashtë vendit e kishte paguar biznesmeni Agim Zeqo. Dhe për këtë sipas tij Berisha duhej të bënte kujdes sepse me akuza për drogë e krima prapa kullave po cënonte edhe biznesmenin. Në përgjigje të tij, përmes një publikimi nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Berisha përcolli komentin e tij.
“Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi shpifjen e ulët të rradhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.
Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë.”