Përdhunoi të miturën shqiptare në hotelet e azilkërkuesve në Angli, afgani dënohet me 12 vite burg

0
239

Një azilkërkues afgan është burgosur për përdhunim dy herë ndaj një 12-vjeçareje shqiptare, të cilët qëndronin në një hotel të azilkërkuesve të financuar nga Home Office në Angli.

Sakhidad Ahadi, 25 vjeç, i cili vazhdon të gënjejë për moshën e tij dhe u konsiderua ‘i rrezikshëm’ nga gjyqtari, u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim pasi përdhunoi vajzën e mitur.

Ai kishte kërkuar azil në Angli me pretendimin se u qëllua nga talebanët kur refuzoi të rekrutohej, dhe i ati ishte vrarë nga duart e sundimtarëve të vendit.

Vajza e mitur shqiptare dhe vëllai i saj ishin sjellë në Mbretërinë e Bashkuar nga nëna e tyre dhe familja u vendos në hotelin Queens, Crystal Palace – i njohur në vend si ‘Azili i Hotelit’. Ahadi u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimin e vajzës midis peridhuës 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.

Ai pretendoi se e mitura pranoi të kryente vetë marrëdhënie me të dhe ai besonte se ajo ishte 19 vjeç, ndërsa avokatja e tij Lisa Wilson u shpreh: “Perceptimi i moshës mund të mos jetë aq i qartë për dikë që është rritur në Afganistanin malor”.

Vajza i mbajti të fshehtë përdhunimet nga e ëma derisa i tha një roje sigurie hotelit se kishte frikë nga Ahadi dhe u njoftua policia. Kur oficerët mbërritën, ajo u tha atyre se ishte përdhunuar dhe aty nisën hetimet.

‘Qielli më ka rënë në kokë dhe më ka shkatërruar. Ne erdhëm në këtë vend për siguri dhe nuk doja që diçka e tillë t’u ndodhte fëmijëve të mi.’-ka deklaruar nëna e vajzës.

Ahadi vazhdon të gënjejë se ai është vetëm njëzet vjeç, por gjyqtari Dunne konfirmoi: ‘Të dhënat e autoriteteve përkatëse tregojnë se ai është njëzet e pesë vjeç.

Ai duhet të shërbejë të paktën tetë vjet në paraburgim përpara se të konsiderohet për lirim me kusht dhe do të mbetet në regjistrin e përdhunuesve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here