“SKAP-i i partisë e fali Beqajn njësoj si Veliajn”/ Berisha: Si mashtroi hajduti 198 cm për sterilizimin

0
160

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë nga Selia e Partisë Demokratike iu ka bërë thirrje shqiptarëve për protesta pas aferës së fundit të koncesionit të sterilizimit. Berisha komentoi deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për këtë koncesion duke e cilësuar mashtrues dhe hajdut.

“Dje Ilir Beqja, ky monument i shëmtuar i korrupsionit të qeverisë, monument edhe më i shëmtuar i SKAP-it të partisë, si i shpëtuari i tij, doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij para qytetarëve shqiptarë. Në daljen e tij të djeshme me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu as bashkëpunëtorët e tij, asnjë lloj përgjegjësie apo faji, apo gabimi për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti atë sikur të mos ishin 8 zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 mln euroshe dhe qindra jetë të humbura për shkak të tij.

Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar. PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama.
Sipas Beqjas, hajdutit 198 cm, monopoli privat i sterilizimit krijuar në kundërshtim me ligjin ishte i domosdoshëm sepse vetëm ai mund të siguronte pastërtinë.

Këtë mashtrim nuk mund ta besojë njeri mbi tokë, por mjerisht këtë besoi me urdhër të Edi Ramës SKAP-i i partisë ndaj dhe njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në vend të padisë penale vendosi faljen e hajdutit”, deklaroi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here