Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë nesër kryesinë, ku në rend të ditës do të jetë miratimi i kandidaturave që do t’i nënshtrohen ‘primareve’ për kryetar bashkie në Kukës, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në 24 shtator.
Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e kryesisë do të mbahet ditën e mërkurë, në orën 13:00 në seli.
Pak ditë më parë. Berisha i pyetur nga gazetaret si do te shkojne në zgjedhjet e Kukesit, ai u përgjigj: “Ne do shkojmë si koalicion, nuk ka diskutim ajo. Koalicioni është koalicion. Por do krijohet një koalicion më i gjerë, këtë do ta shohim. PL do jetë në koalicion dhe e falënderoj shumë , por unë shpresoj që edhe aleatë të tjerë ta mbështesin”.
Edhe pas thirrjeve të PD në Kukës që të dilet me një kandidat të përbashkët, duke se kjo forcë politike edhe në këto zgjedhje të pjesshme duket se do të jetë e përçarë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar herë pas herë se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Lulzim Bashën, i cili është edhe kryetar i PD zyrtare.