“Shqipëria po humbet trenin për t’u integruar në BE”/ Nesho për darkën në Athinë: Begaj veproi si ‘President i Ramës’!

0
207

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24, diplomati Agim Nesho komentoi darkën informale në Athinë të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, por që mungoi ftesa për kryeministri Edi Rama.

Sipas tij mungesa e ftesës vjen si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Rama.

Nesho e cilësoi takimin si shumë të rëndësishëm, pasi ishte e takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, sipas tij një takim i shkëlqyer ku i ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Më tej ai shton se Shqipëria nuk duhet të kishte munguar në këtë takim.
“Presidenti ynë veproi gabim duke e quajtur veten president të Ramës dhe jo President të shqiptarëve. Ky veprim nuk e nderon atë”, tha ndër të tjera Nesho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here