“Sterelizimi”/ Berisha: Beqaj i dha falas për 10 vite, energjinë dhe ujin koncesionit të tij me Rrapajn

0
133

Kryetari i PD-së , Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të të tjerave fakte nga afera e sterilizimit.

Berisha shkruan se Ilir Beqaj i dha koncesionit të tij, energjinë dhe ujin falas për 10 vite.

Sterilizimi, Beqaj i dha falas për 10 vite, energjinë dhe ujin koncesionit të tij me Rrapajn.

Fakte të tjera tronditëse janë zbuluar nga mediet, për kryehajdutin e vjedhjes së dytë të shekullit, të amnistuarin e SKAP-it të partisë, Ilir Beqaj. Kështu ky hajdut i pangopur, që deklaroi se nuk i është dhënë kujt ndonjë e mirë publike për të bërë biznes privat, ka firmosur dhe i ka falur koncesionit të tij jo vetëm aparaturën ultramoderne të sterilizimit, të blerë në vitin 2012 plot 1,7 milionë euro por dhe një kat të spitalit të ri.

Me firmën e Beqajt, kompania e Rrapajt ka përfituar mijëra e mijëra komplete kirurgjikale me të cilat realizoheshin dhjetëra mijëra operacione në vit. Si një i pangopur, Beqaj ka firmosur për furnizimin falas me energji elektrike dhe ujë të koncesionit të tij.

Hajduti vrasës, Ilir Beqaj, i amnistuar me urdhër të Ramës nga SKAP-i i partisë, që deklaroi se nuk i është dhënë kujt ndonjë e mirë publike për të bërë biznes privat, ka vjedhur me firmën e tij disa miliona euro vetëm uji dhe energji dhe ka shitur shërbimin e tij të sterilizimit mbi 80 herë më shtrenjtë sesa para koncesionit.

Konkretisht nga 250 mijë euro në vit, kostoja u rrit në 16 milionë euro në vit. Pas këtij shtrenjtimi të tmerrshëm janë pakësuar me urdhër 1 mijë operacione në vit dhe lënë gjatë këtyre viteve në mëshirë të fatit dhe kthetrat e vdekjes mijëra e mijëra të sëmurë.

Këtu më poshtë keni artikullin e publikuar, për këtë krim të shëmtuar, në portalin oligarkia.com.

Miliona euro abuzim/ Si e lejoi MSH koncesionarin e sterilizimit t’ia faturojë energjinë shtetit

Ministria e Shëndetësisë duhet të llogarisë dhe t’i faturojë me urgjencë të gjitha shpenzimet për energjinë elektrike kompanisë koncesionare Saniservice. Janë miliona euro fatura, të cilat duhet të paguheshin nga kompania koncesionare, por që janë paguar padrejtësisht nga shteti shqiptar.

Gjithçka lidhet me energjinë për të ashtuquajtura qendra back-up të prodhimit. Kontrata koncesionare parashikonte se proceset e prodhimit të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë do të zhvilloheshin në qendrën e Sterilizimit në QSUT dhe më pak do të shpërndaheshin drejt spitaleve të tjera të vendit. Në QSUT, kontrata e parashikon qartë se shpenzimet për energjinë dhe ujin paguhen nga kompania koncesionare.

Në spitalet e tjera, përtej QSUT parashikoheshin vetëm qendra mbështetëse prodhimi, energjinë e të cilave e ka marrë përsipër shteti. Por këto qëndra parashikoheshin të funksiononin vetëm në raste emergjence. Fjala vjen në rast të bllokimit të rrugëve, apo në rastin e një tërmeti, që do ta bënte të pamundur sterilizimin e instrumentave në QSUT dhe shpërndarjen e tyre në spitalet e tjera.

Ajo që ka ndodhur gjatë zbatimit të kontratës, ka qenë se kompania është lejuar të vërë në funksion masiv qendrat e back up-it. Për shembull, instrumentet që përdoren në ndërhyrjet e Spitalit të Traumës sterilizohen po në Spitalin e Traumës. Ato në Shefqet Ndroqi dhe spitalet rajonale po ashtu.

Pra nëse kontrata parashikonte prodhim vetëm në QSUT, ministria e Shëndetësisë e ka lejuar kompaninë të prodhojë në të gjitha spitalet e tjera dhe energjia i është ngarkuar shtetit. Kjo nuk duhet të ndodhte. Thuajse gjysma e ndërhyrjeve kirurgjikale janë kryer në spitalet e tjera përtej QSUT, që do të thotë se gjysma e shpenzimeve totale të energjisë së sterilizimit i është ngarkuar shtetit. Ministria e Shëndetësisë ka patur detyrimin, që në rastin më të parë, kur kompania i ka kthyer qendrat back-up në qendra prodhimi, ta njoftonte dhe t’i ngarkonte shpenzimet e energjisë. Por kjo nuk ka ndodhur.

Tashmë ministria e Shëndetësisë duhet të llogarisë faturën e plotë të këtyre shpenzimeve, që janë paguar padrejtësisht nga shteti dhe t’ia ngarkojë kompanisë. Nëse kompania refuzon, ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë kompensimin në gjykatë. Ky është dëm dhe abuzim i pastër i parave të qytetarëve. Dhe bëhet fjalë për miliona euro.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here