Makina përfundoi mbi digën e Liqenit/ Dëshmia e të arrestuarit: Më ngeci pedalja e gazit

0
138

Eldi Allushi, 26-vjeçari i cili “fluturoi” në digën e Liqenit Artificial me ‘BMË x6’ në orët e para të mëngjesit së ditës së djeshme fillimisht ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.

Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

 

Allushi  pasi u aksidentua, ai mori targën e mjetit e më pas u largua, por u arrestua rreth orës 15:00, në rrugën e Arbrit.

Atij iu është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike. Policia ka dyshime aksidenti ai mund të ketë qenë i droguar, pritet përgjigje e analizave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here