Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në tryezën e Partisë Demokratike për lidhjet e krimit me politikën në pushtet, tha se në përgjimet e SKY ka dalë edhe emri i ministritë të Drejtësisë.
“SKY është me të dhëna ulëritëse. Në kohë të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan me artikuj të përzier, aty i ke të gjitha.
Hulusiu thotë Doktori, Hulusiu ka dalë. Ka qenë prokuror rrethi ai në Shkodër. Hulusiu sot është ministër i Drejtësisë që ne sot kërkojmë drejtësi
Kësaj pune duhet t’i vëmë emrin dhe t’i pagëzojmë. Këta duhen goditur përditë me emër dhe mbiemër. Ditë për ditë duhen goditur me kallëzime penale,” tha Gjokutaj.
Një ditë më parë ishte eksperti Ervin Karamuço që tha se në përgjime del një politikan i lartë.
“Një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ECC. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK,” shkruante ai.