Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, vdesin dy turistët italianë

0
141

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë.

ë spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.

Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here