Fshirja e gjurmëve të krimit do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza”në sistemin TIMS/ PD i bën thirrje SHBA dhe vendeve partnere:Çdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar !

0
263

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka ka dalë në një prononcim për shtyp ku ka deklaruar se paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administrates për të fshirë gjurmët.

Noka tha se Edi Rama ka angazhuar Ervin Muçën për të fshirë gjurmët që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

 

Deklarata e Plotë:

 

Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës.

Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organziuar me pushtetin dhe majat e tij.

Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët është magazina e të dhënave, apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.

Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.

Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve.

Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha.

Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë.

Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte.

Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar.

I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj eksperit të IT Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Cdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëtor që i ka duar në të dhëna sensitive.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here