Ilir Alimehmeti: Koncensioni i sterilizimit skandal i madh, operacionet ishin me limite !

0
231

I ftuar në një intervistë për Syri TV mjeku, Ilir Alimehmeti është shprehur se që një skandal i përmasave të tilla ndodhin në vendet e botës së tretë dhe jo në Shqipëri. Koncensionari kishte paracaktuar numrin e operacioneve që duhet të kryheshin brenda një dite, muaj dhe viti ku rasti i spitalit rajonal të Durrësit ishte më flagranti, pavarësisht se në ditë mund të duhen 10 operacione ata kishin si rregull të kryenin vetëm 5 prej tyre.

“Reduktimi  operacioneve është e pamendueshme që të ndodhi në sistemin shëndetësor, por që fatkeqësisht kanë ndodhur në Shqipëri. Kur përmendet koncesion ne na shkon mendja në abuzim parash dhe financash, fatekeqësisht këto koncesione janë të parat që më pas u hapën rrugën koncesioneve të tjera.

Shëndeti nuk është i pari në shëndetësinë e vendit tonë pasi e para janë p[aratë që futen në xhepat e tyre. kur flasim për koncensionet në shëndetësi ka një lloj abuzimi i cili ka një rëndese të madhe pasi ndikon jetën dhe shëndetin. Kemi parë situata me sterilizimin dhe me urdhra zyrtarë të cilët ishin drejtues në shëndetësi për operacionet të cilët duhet të ishin me planifikim, rasti i Durrësit ishte më flagranti. Pyetja është se çfarë ndodh nëse kemi një numër më të lartë nevojash për operacione, do të presion njerëzit apo do të lihen deri sa të humbin jetën.

Kjo situatë ka ndodhur vazhdimisht në të gjithë spitalet e vendit, neglizhenca në mjekësi është vepër penale, dhe kjo tani po bëhet me urdhër ku ngarkohen me përgjegjësi shefat e kirurgjisë, kirurgë dhe mjekët e tjerë ku në fakt ata janë aty për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe jo se çfarë ka bërë koncensionari.  Mund të ketë nevojë që në operacion të hapen dy ose tre sete veglash pune pasi e kërkon operacioni dhe se numri i caktuar i operacioneve sjelle një skandal shumë të madh që nuk duhet të ndodhë kurrë në një vend.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here