Mjeku i njohur në Stamboll vritet pas debatit me pròstitùtën për 4 euro

0
334

Një mjek është vrarë në Stamboll pas një debati për prishjen e pazarit me një prostitutë të huaj. Mediat turke bëjnë të ditur se Dr. İbrahim Karahan ka ftuar në hotel shtetasen e huaj, me të cilën ka rënë dakord për 1500 lira.

Kur në dhomë ka ardhur gruaja, ka pasur një debat mes tyre pasi Karahan ka paguar 100 lira më pak (afërsisht 4 euro). Gruaja telefonoi të dashurin e saj, i cili erdhi në hotel, qëlloi me armë mjekun dhe e vrau. Ai u dërgua në spital me ambulancë, por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve ka ndërruar jetë.

Mësohet se mjeku ishte regjistruar me  një emër tjetër në hotel, ndërkohë që ngjarja ka tronditur opinionin publik.

Mjeku kirurg 56-vjeçar punonte në një spital privat në Stamboll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here