Ngjarje e rëndë në Delvinë, fëmija sulmohet nga qentë. Transportohet me plagë të rënda në spital

0
206

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Delvinë, ku mësohet se një fëmijë është sulmuar nga 6 qen.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se në urgjencën e Sarandës një fëmijë 12-vjeçar, me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji.

Fëmija me iniciale Sh. H, është sulmuar nga 6 qenë në fshatin Rusan të Delvinës, ndërsa ndodhej në një stan. Fëmija mësohet se po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here