Ditën e djeshme tetë kandidatët republikanë që garojnë në Primare për të sfiduar demokratët në presidenciale e ardhshme debatonin mes tyre, Donald Trump (i nënti), i cili nuk mori pjesë në debat dha paralelisht një intervistë për gazetarin e njohur, Tucker Clarson.
Clarson e ka postuar në rrjetin social ‘X’ intervistën me ish presidentin Trump, i cili është edhe më i avantazhuari aktualisht mes republikanëve, intervistë e cila ka thyer rekord shikueshmërie në ShBA.
Rreth 210-milionë njerëz kanë ndjekur deri tani ish presidentin Donald Trump në intervistë, e cila vërteton edhe të dhënat e sondazheve që e nxjerrin më të preferuarin mes republikanëve.