I vihet flaka në derë të shtëpisë makinës në Fushë-Krujë, ja detajet e para

0
120

Një makinë tip “Volkswagen Sharon” në pronësi Etnor Alushi, 29 vjeç. është djegur në orët e para të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur pronaret kanë konstatuar se po digjej.

Pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk di arsyen e këtij akti.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here