‘Turistët polakë janë të moshave 14-15 vjeç’/ Shkuan të helmuar në Urgjencë, drejtoresha e Spitalit të Vlorës: Gjendja e tyre shëndetësore, nën kontroll

0
184

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhen fëmijët e helmuar polak, të cilët po marrin mjekim në urgjencë.

Sipas Mersinit, turistët e moshave 14-15-vjeç janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale dhe gjendja e tyre tashmë është nën kontroll.

“Janë turist nga Polonia të moshës 14 dhe 15 vjeç. Situata ka ardhur pasi këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra që prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit.

Janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por situata është nën kontroll.

Pra është thjesht ndodhemi në alarm për shkak të numrit të lartë të fëmijëve, por gjendja e tyre ndodhet nën kontroll”- tha Mersini.

Nëse do të flasim nga të dhënat paraprake, nga komunikimet që keni pasur me ta, bëhet fjalë për helmim nga ushqimet e konsumuara në anije, apo nga ushqimet që kanë marrë me vete?

“Ky është një shqetësim që ngrenë mjekët. Në momentin që na vjen një person me çrregullime gastrointensinale, fillojmë hetimin. Është hetim epidemiologjik dhe gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion të tillë. Këta janë fëmijë dhe edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun mund të jetë një arsye e dytë që ka shkaktuar situatën. Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para, pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, si çdo lloj shqetësimi tjetër gastrointensinal. Thjesht alerti që ne japim, kuptohet vjen nga shqetësimi që kemi. Autobusi i fëmijëve, siç e shikoni, janë të gjithë fëmijët polak që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Është një numër prej 50 fëmijësh në autobus, por këta janë fëmijë që nuk kanë paraqitur shqetësime. Fëmijët që kanë paraqitur shqetësime, numri i tyre është diku rreth 20-ës”- tha Mersini.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here