Një makinë në pronësi të 48-vjeçarit me inicialet S. N., banues në Tiranë, është përfshirë nga flakët në By Pass e Vlorës pasditen e sotme, rreth orës 19:25.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Tragjas. Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.