Rama dhe zgjedhjet e parakohëshme

0
243

Nga Ilir  Levonja

T’i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është sikur t’i kërkoje Enver Hoxhës lejimin e pluralizmit. Rama e ka të pamundur të konceptoj demokracinë si realitet politik, pa Edi Ramën. Për më tepër Partinë Socialiste apo Rilindjen, pa vet hijen plot pushtet të Edi Ramës.

Ky rrezik social-kombëtar-rajonal do zgjasi ca. Ngrihet vendit i tërbuar dhe thyen dyert gjithë mllef kur e shikon se si në ndonjë qoshe studio, se si ndonjë zë i ngjirur e sjell këtë si obsion politik. Për më keq akoma, socialistët e rinj apo rilindasit, as nuk kanë guximin ta çojnë nëpër mend. Ashtu si Enver Hoxha nuk merrte asnjë përgjegjësi politike për bashkëpunëtorët e tij, edhe Edi Rama nuk ka se si. Enveri i shpallte menjëherë armiq të klasës dhe të popullit. Dyfish të bindur vepronin edhe ata që i vinin nga pas.

Edhe Edi Rama, le të plasin sado skandale financiare, apo arratisje nga vendi, ai nuk ka marre dhe nuk do të marri asnjëherë përgjegjësi politike. Madje e ka strategji taktike që çdo skandali i përgjigjet me një skup mediatik, siç edhe po ndodh tani me lajmet për bum turistësh apo naftën e Shpiragut. Ashtu si Enver Hoxha edhe Edi Rama po u premton
shqiptarëve se pas këtij ”zbulimi” do hanë me lugë floriri. Ai është sot sundimtar dhe jo shtetar. Sado skandale qeveritare të ndodhin, sado të arrestohen, sikur edhe i vetëm të mbesi, ai nuk ka për ta pranuar kurrë që ka faj. Si edhe ndodh zakonisht në demokraci, kurrë. Madje qarkullimin e pushtetit, as që e çon nëpër mend. Ndaj realiteti shqiptar sot është, as mish e as peshk.

Kërkojini të vërtetën në shtëpitë tuaja, por ju nuk e bëni. Kjo përkon edhe me largimin e fëmijëve ”turistët” të Edi Ramës. Fëmijët tuaj aq sa italianë, francezë, gjermanë, grekë, kanadezë, amerikanë apo australianë, po ikin. Shikoni se sa u rrit buxheti juaj… Nëse po, u rrit nga fëmijët, apo nga ”turistët” e Edi Ramës?. Nga fillimi i korrikut të këtij viti, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shpërndua një video mesazh ku i uronte mirëseardhjen gjithë emigrantëve dardanë, të cilët me kthimin e tyre si për çdo verë në Kosovë, jo vetëm që vinin në lëvizje ekonominë e vendit, gjallëronin jetën etj., por kontribuonin edhe në defiçitin qeveritar në lidhje me të ardhurat.

Krejt ndryshe nga Albin Kurti, Enver Hoxha i Tiranës shqeu gjithë televizionet kombëtare e private me lajme për dyndje turistësh dhe kurrë nuk shpërndau një video mesazh mirëseardhje, përkundrazi i
quajti ata turistë, deri dhëndurrët nga Kolumbia e largët. Por në fund të fundit, pyetja është, nga kjo dyndje turistësh, a u rritën rrogat? A u rritën pensionet? Po pagat informle te privati, a u formalizuan me të drejta të plota ku mbulohet sigurimi shëndetësor, pensionimi etj.? Pyetja është se ky bum turistësh a përmisoi jetën tuaj? Apo mufati buxhetin e atyre shtetarëve që sot kanë nga dy apo tre vila në bregdet?

Por ne nuk i bëjmë kurrë këto pyetje. Na vjen më për shtat të vëm poshtë shoqi-shoqin se sa një shtetar monark a diktator. Në Shqipëri Enver Hoxha qeverisi 40 vjet. Dhe nuk e larguan shqiptarët, por Zoti. A do e bëjnë këtë shqiptarët edhe me Edi Ramën? Kjo mbetet për t’u parë. Le të lutemi që historia të mos përsëritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here