Si ndodhi helmimi i turistëve polakë, 6 mln lekë gjobë anijes turistike

0
153

22 fëmijë polakë që kishin ardhur në Shqipëri, për pushime përfunduan në spitaline  Vlorës, simptoma të helmimit nga ushqimi. Në total 41 ishte numri i turistëve të cilët ishin nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike.

Gjëndja e tyre shëndetësore është stabilizuar ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë nisur të ndërmarrin veprimet e para ligjore për rastin në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në anijen që bën turin Karaburun-Sazan, me të cilën udhëtuan turistët e helmuar. Ekspertët kanë marrë mostra të ushqimit që është konsumuar nga turistët për t’i dërguar për analizë të detajuar në laboratorët qendrorë në Tiranë. AKU do të nisë testimin për salmonelë, ndërkohë që do duhet 3-4 ditë për të dalë përgjigja e analizave

Ndërkohë  Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra të feçeve të fëmijëve dhe personave në bord, të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar shkakun nga ka ardhur helmimi.

Mësohet se AKU ka vendosur të ndëshkojë me masë administrative gjobë, në masën 6 milion lekë të vjetra subjektin që operon anijen turistike në fjalë për shkak të “mosplotësimit të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here