Një zjarr ka rënë ditën e sotme në pikën e grumbullimit të plehrave në Elbasan, pranë inceneratorit. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga nisja e flakëve, situata vijon të jetë problematike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, por duket se deri më tani ka qenë e pamundur.
Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen, ndërsa fusha e mbetjeve raportohet se ruhet me roje. Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka ngritur edhe një grup hetimor.