Këngëtari Luzi Ejlli pas fitimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP është kthyer në personazhin më të kërkuar në botën e showbizit.
Koncertet e tij janë shumë të frekuentuara nga të rinjtë dhe jo vetëm, ku gjatë koncertit të fundit në Shkodër, kishte edhe zonja të moshës së tretë.
Por kjo nuk ishte e vetmja surprizë në koncertin e Luizit, pasi ai i ka kënduar këngën kushtuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse gjatë periudhës në Big Brother VIP deklaronte se ai ishte fans i doktorrit, pasi doli nga Big Brother VIP, vendosi që të mbështeste kandidatin e PS-së në Shkodër Benet Becit, duke dalë kështu kundër Berishës.
Po ashtu ai ishte i ftuar edhe në PodCast-in e kryeministrit Edi Rama, por duket se zemra i ‘rreh’ sërish për Berishën.
Pak ditë më parë, këngëtarja Fatmira Breçani deklaroi se në Shkodër nuk e kishin lejuar të këndonte këngën kushtuar Berishës.
https://vm.tiktok.com/ZMjRaNWGW/