Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh në periferi të Bukureshtit është rritur në dy. Nga shpërthimet më 26 gusht, që shkaktuan zjarr në Rumani, u lënduan edhe 57 persona.
Në mesin e të lënduarve, shumica prej të cilëve kanë djegie të rënda, janë edhe 39 zjarrfikës dhe katër zyrtarë policorë, tha kreu i departamentit të emergjencave, Raed Arafat.