Vajtimi i kukuvajkave sorosiane

0
462

 

manga Kastriot Frasheri
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të mbyllur një pjesë të madhe të operacioneve të tij evropiane ka befasur shumë admirues dhe te punesuar të themeluesit të tij, George Soros, te cilet te mbetur pa përkrahje dhe pa punë kane filluar si ato kukuvajkat të vajtojnë fatin e tyre të zi. Po a mund të ketë ngushëllim per gardën më famëkeqe në botë që në emër të liberalizmit në kontinent shkatëroi vlerat dhe moralin e shoqerisë gjatë këtij fillim mijëvjeçari?

Historikisht, asnjë fondacion tjetër nuk ka bërë më shumë për të shkatëruar shoqërinë civile evropiane sesa Geroge Soros dhe Fondacioni i tij!

Etërit themelues të shoqërisë civile kur filluan të projektonin organizatat e pavarura NGO argumentuan se elementi politik i organizatave politike lehtëson ndërgjegjësimin më të mirë dhe një qytetari më të informuar, të cilët bëjnë zgjedhje më të mira votuese, marrin pjesë në politikë dhe e mbajnë qeverinë më të përgjegjshme si rezultat.

Shoqëria civile vepron si një forum për njerëzit me probleme, synimet dhe interesat e përbashkëta për të zhvilluar më tej idealet demokratike, të cilat nga ana e tyre mund të çojnë në një shtet më demokratik.

Ndikojnë në politikë duke ushtruar presion mbi qeveritë. Kjo nënkupton që shoqëria civile shërben si një instrument për të balancuar fuqinë e shtetit. Statutet e këtyre organizatave politike janë konsideruar si mikrokushtetuta sepse ato i mësojnë pjesëmarrësit me formalitetet e vendimmarrjes demokratike.

Rasti me tipik në Shqiperi ishte degradimi i organizatave të Shoqërise Civile në Mafian Intelektuale të Tiranës pas viteve 2010 që ne perfshire dhe autorin e këtyre radhëve me shumë mund i kishim themeluar dhe i mbanim në këmbe po me kontributin tonë.

Me pak fjalë Shoqeria civile e vertete qe ishte atje ku gjendej problemi dhe e kerkonte interesi publik dhe Shoqeria Civile e emëruar e cila ishte përfituese e fondeve, takimeve dhe tyrezave te rumbullakta në sallat e hoteleve të kryeqytetit

Në të vërtetë, tërheqja e shpallur e OSF-së, jo vetëm që shënon një fund të hidhur dhe të deshiruar per pjesen tjeter dhe dominante te shoqerise civile, mbartëse te vlerave themelore të njeriut dhe demokracise ndaj rolit negativ të OSF në ndërtimin e një infrastrukture qytetare pan-evropiane te nje meriu te ri, pa pikr llogjike, pa emocion, pa moral, pa vlera, pa gjini, pa familje, pa kombesi, thjesht një njeri robot.

Ky është një rast i mirë që shoqëria Europiane e pandikuar nga imponimi i jashtëm i një sekti të sponsorizuar fuqishëm nga grupe interesi të rikthehet pa veshtirësi tek origjina, vlerat tradicionale, familja, morali dhe edukata qytetare e trashëguar në breza. Vetëm kështu Europa dhe vlerat Euro-Atlantike do të përjetojë rilindjen europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here