Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit. Ai po ashtu do të zhvillojë disa takime bilaterale.
Kurti më herët deklaroi se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.
Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, ai u shpreh se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht.
“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti.