Ndahet nga jeta ish zv.ministri i Arsimit Edmir Kapidani

0
318

Është ndarë nga jeta Edmir Kapidani, mbështetës i hershëm i PD, që ka mbajtur dhe poste të ndryshme në administratë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Partia Demokratike me anë të një postimi në rrjetet sociale. Edmir Kapidani ka qenë drejtuesi i Degës së Durrësit për tre mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004.

Po ashtu ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe poste të tjera në administratë.

Postimi i plotë i PD:

U nda nga jeta Edmir Kapidani apo siç e njohën te gjithë Ed Kapidani.

Ed Kapidani ishte nga një familje e nderuar durrsake, një bashkëshort i shkëlqyer, prind i 3 fëmijëve të mrekullueshëm.

Mbështetës i hershëm i vlerave demokratike. Përfaqësues i denjë i Partisë Demokratike në ditët më të mira, por dhe në kohët më të vështira të saj.

Drejtues i saj në Degën e Durrësit për 3 mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004, ku spikati me ndershmërinë, qytetarinë dhe meritokracinë.

Anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe poste të tjera në administratë, duke lënë një trashëgimi për brezat në vijim.

Edi me karakterin dhe fisnikërinë e tij i dha Durrësit dhe Partisë Demokratike vlera dhe kontribut të vyer. Ai do të kujtohet nga të gjithë si një qytetar i guximshëm për të mbrojtur idealet e tij, i ndershëm, një drejtues i aftë, si dhe një mësues i përkushtuar që ka formuar breza të tërë.

Familja humbi njeriun e tyre më të dashur, Durrësi humbi një simbol të qytetarisë, Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer.

Lutjet tona janë me familjen, të afërmit, miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

U prehtë në paqe!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here