Shkarkohet drejtori ekzekutiv i ONE Albania

0
241

Pas problemeve të shumta me shërbimin, që kulmuan veçanërisht gjatë ditëve të fundit, grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev. Oligarkia.al ka mundur të lexojë njoftimin brendshëm të largimit të Georgiev dhe zëvendësimin e tij me Brano Djurovic, që aktualisht mban postin e drejtorit tregtar në One Mali i Zi

“Për të ofruar një strategji dhe një plan të bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin 4iG emëron Brano Djuroviç, drejtorin Komercial të One Mali i Zi si drejtor ekzekutiv të One Albania” thuhet në njoftimin e shkarkimit.

Emil Georgakiev qëndroi në krye të ONE Albania prej gatio 4 vitesh. Ai udhëhoqi proceset e ribrandimit, por edhe bashkimit të kompanisë me Albtelecom. Por problemet me shërbimin e ofruar nga kompania për abonentët e saj, gjatë muajve të fundit duket se i kanë shtyrë pronarët hungarez të ndryshojnë ekipin drejtues të ONE.

“Ky është një moment i përsosur për të përmirësuar më tej pozicionin tregtar të ONE Albania. Pas bashkimit të madh dhe prezantimit të markës ONE, ne mund të kalojmë në një nivel tjetër më të lartë dhe kemi besim se shoqëria shqiptare dhe abonentët do të përfitojnë nga kjo” është shprehur drejtori ekzekutiv i grupit 4iG, Peter Fekete.

Muajt e fundit ONE Albania ka qenë në qendër të një stuhie denoncimesh publike për shkak të problemeve të shpeshta me shërbimin celular dhe atë të internetit. Këto denoncime kulmuan ditët e fundit, kur kompania ndërpreu shërbimin për mijëra abonentë në të gjithë vendin.

Ndërkohë ONE është denoncuar edhe nga figura politike si deputeti socialist Erjon Brace apo deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi për arrogancë dhe abuzim financiar ndaj abonentëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here