I dënuar me 20 vite burg nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

0
175

Policia në Durrës ka vënë në pranga 50-vjeçarin Alket Hatija, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Hatija është i dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u kap në një hotel në Durrës dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Hatija ka bashkëpunuar me 40 persona të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, 50-vjeçari ka mbajtur, shitur dhe trafikuar heroinë nga Shqipëria në Itali.

Alket Hatija ka trafikuar nga Shqipëria në Itali bashkë me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge, më konkretisht rreth 10 kg heroinë për çdo rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here