Avokati, Genci Gjokutaj ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama për median greke ERT.
Gjokutaj e akuzon atë se thërret mediat greke çdo ditë për t’ju treguar që nuk ka gjë në dorë e për ta shitur drejtësinë si të pavarur.
Gjokutaj shprehet se Rama nuk ka bythë ta mbajë në burg Belerin por lirimin e tij do ta shesë si një vendim të drejtësisë.
“Për ta shitur Drejtësinë si të pavarur dhe i pabythë përballë Athinës dhe Qirjakos siç e quan ky Dinpak dmth Rama thërret mediat greke çdo ditë për t’ju treguar që nuk ka gjë në dorë!
Belerin nuk ka bythë ta mbajë në burg! As stafi i tij juridik imagjinar!
Por lirimin e Belerit do ta shesë si një vendim të drejtësisë që Ay gjoja nuk e kontrollon!
Ku shkon o budalla?”, thotë Gjokutaj.