Pritshmëritë te Roma po rriten për ndeshjen e kampionatit kundër Milanit, të planifikuar për të premten në orën 20:45 në Stadio Olimpico. Me shumë mundësi afrimi i bujshëm i verës Romelu Lukaku do të grumbullohet për supersfidën e Serie A, por do e nisë ndeshjen nga stoli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri Jose Mourinho ka vendosur të mos dalë në konferencën për shtyp. Tekniku portugez do t’i përgjigjet çdo kurioziteti për Lukakun, Romën, Milanin vetëm disa minuta para ndeshjes, për mikrofonat e DAZN. Ekipi kryeqytetas nuk e ka nisur si duhet kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë.