Policia ka arrestuar 21-vjeçarin me inicialet D. Sh, pasi ka plagosur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.
Policia njofton se një konflikti për motive të dobëta D. Sh, ka goditur me thikë shtetasin A. D., 21-vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.