Çmimi i naftës po shkon 200 lekë, rritet për herë të katërt

0
333

Prej disa kohësh tanimë, çmimi i naftës në Shqipëri i është rikthyer rritjes dhe nuk po di të ndalet.

Ditët e fundit çmimet në tregun vendas janë rritur me 5 lekë për litër duke e çuar në 200 lekë litrin ose thënë ndryshe në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti.

Që nga 15 Korriku e deri më tani, kjo është hera e katërt që çmimi i naftës rritet pa ndëprerje.

Pika të ndryshme karburantesh kanë çmime të ndryshme për produktet që ofrojnë. Kështu, në disa karburante një litër naftë tregtohet me 197 lekë, nga 192 lekë që ishte pak ditë më parë, ndërsa benzina shitet me 199 lekë, nga 196 lekë që ishte më parë.

Por jo vetëm kaq pasi ka edhe karburante të tjera që një litër naftë e shesin aktualisht me 199 lekë për litër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here