Humbje e hidhur në “Elbasan Arena”/ Partizan mbyll ëndrrën evropiane, vetëm barazim përballë Astanës

0
193

Lotë të hidhur për Partizanin në Europë. Kampionët e vendit eleminohen në finish nga Astana pasi barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për play off të Conference League.

Ndeshje shumë e luftuar e me një mori rastesh të pashfrytëzuara, ndërsa në llogarinë e kësaj përballjeje rëndon edhe humbja e parë 1-0.

Pjesa e parë shumë pozitive për rë kuqtë që e nisën me një tentativë të Atanaskoskit ndërsa Rrapaj ishte lider i padiskutueshëm. Disa goditje dhe kërcënime të mesfushorit me dominimin e kuq të prishur vetëm nga një gabim i minutave të para që nuk u shfrytëzua nga Tomasov.

Më pas, Bintsuka konkretizoi në gol dominimin e kuq duke shpërthyer festën në Elbasan.

Goli 1 (Video)

Fraksioni i oarë u mbyll me një rast të artë për kazakët por ishte vetëm çështje minutash që kroati Tomasov të korrigjonte shënjestrën pasi vetëm pak sekonda pas rikthimit në fushë, shokoi “demat”.

Goli 2 (Video)

1-1 dhe shuplakë e rëndë për të kuqtë që tentuan me Bintsukën ndërsa në krahun tjetër, Tomasov në min. 65 e stampo topin në tranversë pas gabimit të radhës në kombinimet mbrojtëse të kryeqytetasve.

Astana e përgjumi ndeshjen duke e lodhur ekipin shqiptar. Në 20 minutat e fundit Partizani reflektoi lodhjen duke u dorëzuar ndaj fatit të pashmangshëm.

ëndrra sfumohet dhe 17 herë kampionët e vendit dështojnë në tentativën e radhës për të bërë debutimin në njënfazë grupesh. Astana kalon me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here