Shifra më të larta se në Tiranë, ja sa leje ndërtimi janë dhënë në Durrës

0
183

Në Tiranë ritmi i ndërtimit po rritet sërish. Në tremujorin e dytë të vitit, bashkia ka firmosur 138 leje ndërtimi, ndryshe nga periudhat paraardhëse kur lejet dhe sipërfaqja ndërtimore u zvogëluan. Por, të dhënat e përpunuara nga INSTAT, tregojnë se ndërtimi do të zhvendoset nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit. Në këtë bashki, numri i lejeve është rritur ndjeshëm vitin e fundit, duke tejkaluar edhe kryeqytetin. Në periudhën prill-qershor 2023, brenda qarkut janë firmosur 156 leje ndërtimi, në një sipërfaqe që arrin në 75 mijë metër katror.

Kërkesat e shtuara për vila dhe hotele në bregdet, rindërtimi pas tërmetit dhe projekti për transformimin e portit kanë shtuar kërkesën jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por në gjithë vijën bregdetare të qarkut. Ndërtimi është sektori që po mban gjallë ekonominë shqiptare prej disa vitesh tashmë, dhe kërkesat e shtuara për blerje pronash, kryesisht nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por edhe të huajt kanë rritur vlerën e pronave me ritme dyshifrore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24.4 miliardë lekë, ose 226 mln euro. Në tremujorin e dytë 2023, vlera e lejeve llogaritej në 25.9 mld lekë. Nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 46%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here