U kap me 1.5 kg drogë/ I arrestuari në Tiranë është djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak

0
503

Policia e Tiranës sekuestroi 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa tre persona ranë në pranga. Mes të arrestuarve, është edhe Robert Domi, është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

Domi ka shërbyer si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ndërsa aktualisht punon si pedagoge.

Përpos Domit, u arrestuan edhe dy të rinj të tjerë, A. D., 24 vjeç, banues në Shijak; G. M., 27 vjeç. Policia sekuestroi edhe 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here