Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën për media që mbajti ditën e sotme i ka uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit Fatos Nano.
“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë.
Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.
Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër.
Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë.
Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta.
Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë.
Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë.“, tha Berisha.