Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë Arben Gjata është një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit, ndërkohë që ai është paraqitur në SPAK.
GJKKO për Gjatën ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë siç e përcakton edhe procedura ai duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj.
Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.