Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha.
Xhaferaj shkruan se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili thotë se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.
POSTIMI
Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.
Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of Family Mark Communication.
Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë.