Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në fecebook një mesazh mbërritur nga Durrësi ku një qytetar shpjegon se në qendër të Durrësit po ndërtohet një pallat pa leje.
Mesazhi :
Pallati pa leje i patronazhistëve mbrohet nga Sako!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Ju uroj shendet. Jam një qytetar që po ju bëj një denoncim për ndërtim pa leje në qendër të Durrësit Pallati nr 1100 që është 200 m larg Bashkisë, dhe për 12 vjet qëndron aty është pa leje dhe i cilësuar nga Instituti Ndertimit shkaktar i dëmeve nga tërmeti. Me gjithë lajmërimet në Bashki dhe IKMT asnjë nuk bën gjë por përkundrazi tani patronazhisti po e vesh dhe me mure dhe suva këtë shëmtire që është 50 m larg banesës së Sakos. Anonim të lutem se jemi të terrorizuar se si shteti bën këtë palacollëk në qendër të Durresit.