37-vjeçarja u vra nga motra e saj/Eksperti i sigurisë komenton ngjarjen: Konflikti ka pasur shtrirje kohore. Ku është arma?

0
197

Vrasja e 37-vjeçares Amanda Pushani në Tiranë tronditi kryeqytetin në fundjavë, për shkak se si autore u arrestua motra e saj 40-vjeçare, një mësuese gjuhe dhe person pa precedentë penalë.

Gazetari Igli Çelmeta ka sjellë detaje nga ngjarja e rëndë, që nga nisja e konfliktit mes motrave Amanda dhe Marsela, të cilat jetonin vetëm me nënën e tyre, deri te raportimi në polici, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, krimi ka shumë pikëpyetje. Ai thtë se ka pasur shtrirje kohore që është kthyer në problem shqetësuese, raporton BW.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën rreth orës 9 të mëngjesit në banesën ku 37-vjeçarja jetonte me nënën dhe motrën, por u raportua vetëm të dielën, fillimisht si vdekje natyrale.

 

Igli Çelmeta: Ka pasur një konflikt verbal me motrën. Viktima ka pasur me vete dhe pije alkoolike, teksa sipas motrës dhe nënës ka qenë e alkoolizuar prej 10 vitesh.

Kjo ngjarje është raportuar 24 orë më pas nga policia, pasi ditën e ngjarjes nëna ka telefonuar ambulancën për t’iu thënë se 37-vjeçarja nuk ndihej mirë. Më pas është konstatuar vdekja dhe ambulanca ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Më pas Marsela Pushani dhe nëna e kanë deklaruar se 37-vjeçarja mund të kishte kryer vetëvrasje. Pas autopsisë është zbuluar se ajo ishte vrarë me thikë dhe kishte plagë në pjesën abdominale. E ballafaquar me faktet, Marsela Pushani ka deklaruar se e kishte kryer krimin për vetëmbrojtje, pasi Amanda i kishte kërcënuar bashkë me nënën dhe kishte pasur thikë në dorë.

Konflikte mes motrave dyshohet se ka pasur dhe për shkak të personave me të cilave shoqërohej 37-vjeçarja, e cila ishte e papunë. Ajo shkonte shpesh në marketet e lagjes dhe kërkonte alkool, por pa i paguar. Më pas daja i saj paguante borxhet.

Përveç konflikteve familjare, ditën e shtunë pasi nuk kishte qenë për 24 orë në banesë, ka nisur sërish debati për konsumimin e alkoolit dhe personat me të cilët shoqërohej.

Fatjon Softa: Një ngjarje që ka pasur shtrirje kohore. Ka qenë diçka kronike dhe problem shqetësues. Nëse është përdorur arma, ku është arma? I kemi gjurmët e viktimës dhe personit tjetër?

Igli Çelmeta: Arma e krimit është sekuestruar nga policia, ndodhej në banesë.

Fatjon Softa: Nëse ka plagë personi që dyshohet si autor. Ka pasur plagosje nga krahu tjetër apo jo. Si janë rrethanat, kur flasim për një vetëmbrojtje.

Igli Çelmeta: Sipas dëshmisë së motrës dhe nënës, kur 37-vjeçarja ka ardhur në banesë mëngjesin e së shtunën janë konfliktuar verbalisht për shkak të konsumit të pijes nga ana e viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here