Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me bumin turistik të këtij viti.
Kreu i qeverisë, i cili ka paralajmëruar edhe ndryshimet në qeveri tha se rruga për Shqipërinë 2030 është ende e përpjetë ndërsa sfidat janë tepër të mëdha.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.
Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekada. Rruga drejt Shqipëria 2030 është e përpjetë, sfidat janë më të mëdha.
Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, lumenj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evopiane.
Turistët më evropiane që vinin në këtë vend ishin emigrantët në këtë vend dhe shqiptaret nga Prishtina apo Tetova.
Për turistët e pakët që vinin kryesisht nga vendet ish komuniste ky ishte një vend zhgënjyes. Këtë vit qysh në pranverë nuk ka pasur javë që të mos shkruhej për Shqipërinë”, tha Rama.