Një person është gjendur pa shenja jete në rrugën e fshatit Çerecec i Sipërm, në Bulqizë.
Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se viktima është Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë.
Nga të dhënat e para shtetasi i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.