Në mbledhjen e parë të unfikikuar të opozitës u vendosën edhe piketat e aksionit parlamentar. Në një prononcim per mediat pas takimit, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se sfida kryesore e opozitës është reforma për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas Berishës ky është takimi i 43 deputetëve të aleancës opozitare e cila do të përballet fuqishëm me Edi Ramën në parlament.
Ndërkohë deputeti Gazmend Bardhi zbardhi për mediat vendimet e marra në mbledhje. Përveç rikonceptimit të Reformës zgjedhore, vendime të tjera ishin edhe ngritja e komisioneve hetimore për PPP, skandalin e patronazhistëve e vjedhjen e të dhënave TIMS si dhe për korrupsionin e qeveritarëve.
I pyetur mbi përjashtimet, Bardhi deklaroi se mbledhja e 43 deputetëve i jep fund çdo vendimmarrjeje përjashtimore.
Berisha e Bardhi deklaruan më tej se betejën kryesore e kanë me Edi Ramën, ndërsa bën thirrje për bashkim forcash për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.