Rithemelimi ankimon në KAS vendimin e KQZ: Për zgjedhjet e pjesshme në Kukës të regjistrohet PD me përfaqësues Sali Berishën

0
177

Partia Demokratike e Rithemelimit ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, e cila një ditë më parë regjistroi PDSH të përfaqësuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Kukësit, që do të mbahen në datën 24 shtator.

Në shkresën drejtuar KAS , PD e Rithemelimit kundërshton vendimin që KQZ mori një ditë më parë dhe kërkon që të çregjistrohet PDSH me përfaqësues Lulzim Bashën dhe të regjistrohet PD me përfaqësues Sali Berishën.

Në kërkesën ankimore jepen edhe arsyet se pse KAS duhet të hedhë poshtë vendimin e KQZ që regjistroi Lulzim Bashën.

Diten e djeshme, Komisoneri Ilirjan Celibashi regjistroi për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetarin e bashkisë në Kukës PD me drejtues Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në këtë betejë elektorale me logon e Partisë Demokratike.

Vendimi i Celibashit u bazua mbi vërtetimin e gjykatës se Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike. Ky vërtetim reflekton zgjedhjen e Bashës në krye të partisë më të madhe të opozitës në qershorin e vitit 2021, pasi as dorëheqja e tij dhe as rizgjedhja e tij nuk janë shqyrtuar nga gjykata e nuk janë pasqyruar në regjistrin e partive politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here