Vjosa Osmani merr titullin “Patroni i Kalasë” në Berat

0
169

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë titullin “Patroni i Kalasë” në Berat.

Osmani e ka quajtur nder titullin që i dedikohet Kalasë së Beratit. Presidentja e Kosovës ka thënë se ky ishte një moment i shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Vërtet është nder i madh që ndodhem para jush për të pranuar titullin “Patroni i Kalasë” që i dedikohet Kalasë së Beratit. Ky është një moment i shënuar jo vetëm për mua si presidente por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Dëshiroj t’i shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë ata që më kanë shpërblyer me këtë titull”, ka thënë Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here